16:29 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Driton Hyseni: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë frymëzimi ynë

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Në përvjetorin e rënjes së tij së bashku me dy bashkëluftëtarët, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Hyseni ka nderuar veprën e tyre.

Me respektin maksimal, në përvjetorin e rënies heroike nderuam heroin e kombit Zahir Pajaziti. Vepra e tij dhe e bashkëluftëtarëve Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha është frymëzim dhe udhërrëfyes i yni. I përjetshëm kujtimi për heronjtë tanë”, ka shkruar Driton Hyseni. /IndeksOnline/