Driton Kuka i pakënaqur me parqatijen e Akil Gjakovës dhe Laura fazliut

Sot ishte një ditë e keqe për xhudistët kosovar, në Grand Slamin e Bakus.
Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, kanë dështur të fitojnë medalje edhe pse ishin favoritë, shkruan IndeksOnline.
Gjakova u mposht në raundine parë nga nga slloveni, Martin Hojak, ndërsa Fazliu zuri vendin e shtatë, pasi në repesazh pësoi humbje nga portugezja, Barbara Timo.
E ky dështim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të njohur Driton Kukës, i cili ka kritikuar ashpër Akil Gjakovën dhe Laura fazliun për paraqitjet e sotme në Baku.
“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam Baku Sot, Loriana fitoi një ndeshje, aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët. Loriana provoj por s’mjaftoj. Akili, njëjtë si Laura, luftoi dobët dhe pa asnjë ide. Dje ishte ditë e shkëlqyer e sot e zbehtë. Pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laurës. Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot. Kosova, shteti ynë, nga Bakuja kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Norës pas shumë kohësh”, ka shkruar Kuka në Facebook./IndeksOnline/