11:16 / E Martë, 11 Tetor 2022 / B O

Driton Kuka kritikon publikisht xhudistët e tij, s’e kursen as shtetin e Kosovës!

Sot ka përfunduar botërori i xhudos për sportistët kosovarë. Driton Kuka ka një reagim publik me tone kritike për disa nga sportistët e tij. Kuka kritikon disa nga ta për vetknaqësi,e disa për anën taktike.

Trajneri i famshëm nuk ka kursyer as shtetin e Kosovës që sipas tij s’e përmendi fare medaljen e marrë në Botëror duke thënë se po të merrej nga një sport tjetër, ndryshe do të lakohej.

“Botërori i xhudos për 2022 përfundoj për ekipin tonë!
Distria 52 kg ndërroj kategorinë pas Olimpiadës dhe fitoj medalje edhe në Evropian edhe në Botëror.
Ishte në krye të detyres dhe Kosovës po i vjen fal saj medalja e radhës nga Botërori!
Loriana 78 kg sot shënoj një fitore dhe mandej pësoj humbje dhe realisht forma e saj ka ngritje por ende është te 70 % i formës si shkak i lëndimit në fillim të vitit por shpejt besoj do vij në nivelin e saj.
Por normalisht me përkushtim në stërvitje e me qëllim e dedikim më të madh drejt Olimpiades.
Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones Evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e len të koncentrohet nê gara tjera!
Ana e saj taktike shumë e padefinuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim,kjo tregon që duhet ndrruar qasjen urgjent!
Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli sduhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik!
Flaka Loxha 57 kg performoj jo mirë dhe realisht niveli i saj për një Botëror ende ska arrit ku duhet,anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel,problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende ska ecje para.
E fare në fund medalja e Botërorit fare pak u përshëndet nga njerëzit kompetent të shtetit tonë e besa,asnjë intervistë se pava të Distrias në media pos info nga gara!
Po mendoj po të vinte medalja Botërore nga ndonjë sport tjetër si do reagohej!?
Kaq për sot” shkruan Kuka në reagim./Indeksonline/