75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 18 Janar 2022 / C E

Driton Kuka me fjalë të mëdha për Nora Gjakovën

Trajneri Driton Kuka ka shkruar për medalistën tonë të artë, Nora Gjakova.

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për punën e madhe të Gjakovës për plotë 19 vite.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Për një ditë të mirë …

Nora Gjakova

E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!

Plot 19 vjet punoj me përkushtim!

Skishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …

Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin  drejt cakut!

Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore,por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror,pa emocione!

Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.

Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!

Pas Majlindes,Distrias erdh edhe e Arta e Nores!

Tri Copa të arta

Për Kosovën nga xhudo!

Sporti i Xhudos,

Brend i shtetit tonë të ri”, shkroi ai.