75 Mall Live Search
18:09 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / A. A

Driton Kuka mesazh politikanëve: Jam duruar pa kritika falë situatës me pandemi

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka uruar vitin 2021 për miqtë e tij. Në profilin e tij në Facebook, Kuka ka pasur një mesazh edhe për politikanët.

“Natë festive e spo flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!” ka shkruar Kuka.

Ky është shkrimi i plotë:

“Urime 2021 gjithë miqve anembanë Botës!

Shëndet për të gjithë në radhë të parë e gëzuar e me të mira për Vitin e Ri!

Nata e fundit e një viti të vështirë për të gjithë e edhe për sportin e sportistët!

Natë festive e spo flas ma gjatë se po shkretoj në fund të vitit që jam duruar pa kritika fal situatës së krijuar si shkak i pandemisë!

Por mos harroni që ju që premtuat e si mbajtët premtimet  sdo ju kursej vitin tjetër e do i mbaj mend krejt për të i folur e diskutuar!

Mos harroni që xhudo tē arriturat i ka me cingërrima të medaljeve e tentimi për injorim mos mendoni qe ka kaluar pa mobilizimin tonë!

Me respekt prej meje por edhe ekipit me medalje të Arta Evrooiane,Botërore dhe Olimpike!

Këto medalje flasin vet e do flasin Shqip për të mirën e Sportit,sportistëve shtetit tonë e mbarë populllit Shqiptar anembanë Botës!”