Driton Kuka me pyetje interesante për tifozët, kush e qëllon përgjigjen fiton shpërblimin
Më 13 gusht 2009, Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e parë në një kampionat zyrtare evropian.
Kjo kishte ndodhur në Yerevan të Armenisë në kampionatin evropian për grupmoshat U21.
Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar me nostalgji 10- vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Në profilin e tij në facebook, Kuka ka pyetur miqtë e tij se sa medalje kanë fituar xhudistët dhe xhudistet që ai trajnon në ekipin Ippon.
Kush e qëllon përgjigjen fiton shpërblim pajisje sportive. /Indeksonline/