21:10 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Driton Selamanaj thotë se Vetëvendosja po i kujton relikte të së kaluarës

Zëvendëskryeministri më i përfolur në media kohëve të fundit, Driton Selamaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kërkesën e Vetëvendosjes për të mos marr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur  kërkesë për motive krejtësisht të ulëta politike dhe nuk ka asgjë me të vërteten dhe atë që ka thënë.

“Duket se kanë mbetur pa kauzë, është mësuar  që të gjejnë një kauzë për të mbijetuar  ekzistencën e saj  dhe kësaj radhe kanë gjetur pjesën më të ndjeshme të Kosovës, që është plaga e personave të pagjetur për të më goditur mua”, theksoi Selmanaj.

Lidhur me prezencën e tij në seancën në Kuvendin e Kosovës, ai tha se shkoi sot dhe do të shkojë dhe ne seanca tjera.

“Kanë  qenë kohë tjera ato kur të zgjedhurit e popullit nuk kanë mundur të hyjnë në institucione. Kjo ma kujton vitin 89, ku të zgjedhurit e popullit u detyruan para Kuvendit të kryejnë punën e tyre, këto deklarata se jam person i padëshiruar, kjo të ma kujton relikte në të kaluarën, për të bërë tash politikë në shekullin 21”, tha Selmanaj.

Ai vuri në dukje se forma linçimit, shantazhes etj, është relikt i së kaluares, flet për sisteme që dikund kanë vend, por që kanë në pak vende dhe më së paku kanë vend në demokraci.