75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Driton Selmanaj dikur e ‘qante’ vallen, prapa Naim Abazit!

Driton Selmanaj synon të sigurojë përsëri një vend në Kuvendin e Kosovës, derisa kandidoi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dikur ishte i angazhuar si vallëtar në kuadër të amsambleve të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Ne një video të realizuar shumë vjet më parë, Selmanaj duket se e ia hedh valles me shumë qejf, derisa këngës ia thotë Naim Abazi.

Video në fjalë, ka qenë pjesë e programit për Vitin e Ri, nga produksioni “Labia”.

Selmanaj, vite më parë ia mësyu skenës politike dhe kështu në legjislaturën e fundit ai u emërua si zv.kryeministër në Qeverinë e Hotit.

Lidhja e profesioneve,  midis një politikani dhe një valltari duket të jetë interesante! /IndeksOnline/