21:16 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Driton Selmanaj i kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka kërkuar falje pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e të pagjeturve për të cilën kishe shumë reagime madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Ai ka thënë se kushdo që është ndjerë i fyer apo i lënduar i kërkon falje publike.

“Kushdo që në njëfarë forme është ndjerë i fyer nga deformimet dhe shtrembërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi”, theksoi Selmanaj.