23:08 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Driton Selmanaj: Shkaku i Kadri Veselit u detyrova me dal prej punës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili më parë ishte pjesë e Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) akuzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se shkaku i tij është larguar nga KDI.

Selmanaj tha se Veseli  e kishte kushtëzuar që të zgjidhte mes fjalës publike dhe Kuvendit.

“Unë mes punës sime dhe fjalës publike e kam zgjedh fjalën publike, jam largu prej KDI-së kush s’më ka largu, asnjë cent keqpërdorim në jetën time ndaj askujt. Për shkak të Kadri Veselit jam detyru me dal prej punës”, tha ndër tjerash Selmanaj.

Këto deklarata ai i bëri pasi që i ftuari tjetër në “Click” të RTV21, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se Selamanaj ishte larguar nga KDI për shkak të keqpërdorimeve.