19:03 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Driton Sylejmani i reagon Gecëve dhe Qorrit, përmend vrasje, miliona euro, Gjykatën Specialen…!

Deklaratat e Sabit Gecit, Gani Gecit dhe Brahim Qorrit, dhënë para disa ditësh në Klan Kosova, kanë shtyrë Driton Sylejmanin, vëllain e Agron Sylejmanit (i vrarë në vitin 2004 dhe i akuzuar për disa krime të supozuara qe kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës), të reagojë ndaj tyre.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka demantuar deklaratat e Sabit Gecit, Brahim Qorrit dhe Gani Gecit lidhur me disa akuza ndaj vëllait të tij se gjoja ai ishte i përfshirë në një tentim vrasje të Sabit Gecit, të ndodhur në vitin 2000 në Prishtinë.

Më tej, Dritoni i kërkon Brahim Qorrit ta thotë të vërtetën dhe mos të bie pre e Sabitit dhe Ganisë. Gjithashtu, ai kundërshton deklaratat e ish-deputetit, Gani Geci. Sipas Sylejmanit, këto veprime Geci i bën për interesa të përftimit material.

“Siç e dim, janë duke u zhvilluar biseda për mos shkuarjen në Gjykatë Speciale me kompensim të miliona eurove”, shprehet ai. Po ashtu, Dritoni ka kërkuar nga Florim Ejupi që të dal dhe të tregojë se a ka telefonuar Sabit Gecin në telefon apo ishte trillim i këtij të fundit.

Indeksonline ua sjellë intervistën e plotë: