75 Mall Live Search
22:31 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Drogba u kërkon katalanasve ta mbyllin gojën për kritikat ndaj Realit

Reali i Madridit pas kualifikimit në finale po vuan kritikat se u ndihmua nga arbitri në ndeshjen kundër Bayernit, ku gjermanëve nuk iu dhurua një penallti në momentin kur Marcelo preku topin me dorë.

Kritikat më të mëdha ndaj madrilenëve kanë ardhur nga fansat rivalë të Barcelonës, që sipas Didier Drogbas, duhet ta mbyllin gojën dhe mos bëjnë moral. Sipas ish-sulmuesit të Chelsit, Barcelona është e vetdijshmë se vjedhjen më të madhe në histori e ka bërë ajo vetë në 2009.

“Nuk e kuptoj pse tifozët e Barcelonës po flasin për vjedhje në ndeshjen Real Madrid kundër Bayerni. Të gjithë e dimë se vjedhja më e madhe që të gjithë e mbajnë mend ishte ajo në “Stamford Brigne më 2009.” tha ai për ndeshjen e përfunduar 1-1, ku londinezëve iu mohuan 4 raste akoma më flagrante se prekja me dorë e Marcelos.