08:04 / E Martë, 19 Shtator 2023 / AR

Drogë 4 milionë paund në Angli, sasia rekord dyshohet se iu sekuestrua një grupi shqiptar

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga policia në qytetin anglez Lids, ndërsa vlera e saj arrin deri në 4 milion paund.

Sipas mediave angleze operacioni është duke u zhvilluar, ndërsa pas sasisë rekord të drogës dyshohet se fshihet një bandë shqiptare e trafikut.

Komandanti i qarkut, Steve Dodds, tha se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis. Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds  gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm.