75 Mall Live Search
09:31 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / MSH

Drogë e armë të ftohta përreth shkollave në Ferizaj, Policia heton dy raste

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në  oborrin e një shkolle të  mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të  mëtejme hetimore.

“Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj , është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në qantën e tij është gjetur një mjet, boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt” thuhet po ashtu në njoftimin e DRP-së së Ferizajt.

Policia bën me dije se ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.

Në  lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është inicuar rast penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës‘’ për procedura të mëtejme hetimore.