75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Drogoi dhe përdhunoi të miturën për disa ditë rresht, arrestohet 26-vjeçari nga Tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ersekë, ku një vajzë e mitur është droguar dhe përdhunuar për disa ditë rresht nga një 26-vjeçare.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se 26-vjeçari nga Tirana kishte marrë vajzën në një fshat të Ersekës, më konkretisht në Kamnik. I riu e ka detyruar vajzën që të konsumonte lëndë narkotike të disa llojeve dhe më pas e ka përdhunuar. Kjo ka zgjatur nga 21 shkurti deri më 1 mars 2021, kur 26-vjeçari ka qenë në një banesë në Kamnik të Ersekës së bashku me të miturën.


I riu ishte në kërkim, ku ditën e sotme është vënë në pranga e policisë. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.