75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / k.v

Dronët monitorojnë protestën në sheshin ‘Car Llazar`

Po vazhdon edhe në këto momente protesta e thirrur nga Lista Serbe, transmeton IndeksOnline.

Serbët e veriut janë mbledhur në sheshin ‘Car Llazar` në veri të Mitrovicës dhe po dëgjojnë fjalimet e përfaqësuesve të listës serbe.

Situata momentalisht është e qetë dhe ajo po monitorohet nga Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX.

Mbi masën e mbledhur po fluturojnë edhe dronët e institucioneve të rendit që po mbikëqyrin çdo veprim në këtë protestë./IndeksOnline/