Dronët në Aeroportin e Mynihut, rinisin fluturimet

Në Aeroportin e Mynihut kanë rinisur sot fluturimet pas mbylljes së përkohshme për shkak të për shkak të dronëve të paidentifikuara që u panë mbrëmjen e së enjtes.
Më shumë se 30 fluturime u anuluan mbrëmë në këtë aeroport, duke lënë të bllokuar pothuajse 3 mijë pasagjerë.
Fluturimet rinisën sot në mëngjes dhe fluturimi i parë nga ky aeroport u realizua në orën 05:50.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve.
Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar.
Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni së voni kanë pezulluar fluturime për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërkaq Rumania dhe Estonia kanë fajësuar Rusinë për këto incidente.
Moska ka hedhur poshtë akuzat.