Dronët rusë sulmojnë Kharkivin, ka të vdekur

Të paktën shtatë persona janë vrarë në sulmet me dronë rusë në qytetin ukrainas Kharkiv, thonë zyrtarët.
Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se gjashtë persona u vranë kur dronët Shahed, të prodhuar nga Irani goditën disa ndërtesa, duke përfshirë blloqe apartamentesh, herët të shtunën, raporton BBC.
Një person tjetër u vra në një sulm të dytë në një zonë të banuar.
Sulmet në Kharkiv, qyteti më i afërt me kufirin rus, janë intensifikuar javët e fundit.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se qyteti mund të jetë objektivi i një ofensive të ardhshme ruse, transmeton Indeksonline.
“Ky sulm ndaj banorëve paqësorë të Kharkivit dëshmon edhe një herë se Rusia është një shtet terrorist”, shkroi Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram pas sulmit të parë.
Policia lokale tha se Moska gjuajti dy raketa, të ndjekura nga “granatimet e përsëritura”, dhe më pas dronët që sulmuan gjatë operacioneve të shpëtimit.