75 Mall Live Search
11:21 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / L K

Dronët rusë sulmojnë qendrën e Kievit, luftime të ashpra në Ukrainën lindore (FOTO)

Rusia sulmoi qendrën e Kievit ketë mëngjess me dronë dhe bombardoi qytete të tjera anembanë vendit. Kjo është hera e dytë brenda një jave që Rusia ka lëshuar sulme në të gjithë Ukrainën ndërsa forcat e saj përballen me pengesa në fushën e betejës.

Ushtarët kanë qëlluuar në ajër duke u përpjekur të rrëzonin dronët pasi shpërthimet tronditën qendrën e Kievit, ndërsa banorët u larguan për strehim.

Më vonë panë copa të një droni të përdorur në sulm që mbanin fjalët: “Për Belgorod” – një referencë e dukshme për granatimet ukrainase të një rajoni rus në kufi me Ukrainën.

Sulmet erdhën saktësisht një javë pasi Rusia lëshoi bombardimet më të rënda ajrore të Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës që nga fillimi i luftës gjithashtu gjatë mëngjesit.

“Gjithë natën dhe gjithë mëngjesin, armiku terrorizon popullsinë civile. Dronët dhe raketat kamikaze po sulmojnë të gjithë Ukrainën. Një ndërtesë banimi u godit në Kiev,” tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të jetë në gjendje të na thyejë. Pushtuesit do të kenë vetëm dënim të drejtë dhe dënim të brezave të ardhshëm. Dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Zelensky.

Nuk ka të dhëna të menjëhershme për viktima nga shpërthimet.

Ukraina tha se sulmet në Kiev u përdorën nga ‘dronë vetëvrasës’ të prodhuar nga Irani, të cilët fluturojnë drejt objektivit të tyre dhe shpërthejnë, të cilat Rusia i ka vendosur gjithnjë e më shumë javët e fundit.