Droni filmon mbi zonat e mëdha të djegura në Greqi, i gjithë shkatërrimi në një video

Observatori Kombëtar të Athinës ka filmuar me anë të një droni zonat e djegura në Evia veriore të dielën, 8 gusht.
Videoja tregon imazhet e shkatërrimit në brendësi të ishullit si dhe shpërthimet aktive të zjarrit që u ndezën në mënyrë të pakontrollueshme.
Sipërfaqja e përgjithshme e zonave të djegura në Evia veriore është afër gjysmë milioni hektarë.
Mijëra ndërtesa kanë pësuar dëme të pallogaritshme dhe shumë prej tyre janë shkatërruar plotësisht.