15:59 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dropbox bëhet bashkë me Verst

Dropbox ka arritur marrëveshje bashkimi me platformën e re, Verst. Ekipi pas Verst do ti bashkohet Dropbox në një blerje e cila shënon fundin e rrugëtimit për Verst.

Startupi e filloi si DëNLD, një platformë që transformonte uebsajtet në aplikacione mobile. Në një seri investimet, Verst ngriti 12 milion dollar dhe debutoi si një platformë publikimi.

Gjatë verës Verst ndryshon skemën e tarifimit dhe solli veçori të reja që e shndërruan nga një mjet blogimi në një ndërtues funksional uebsajtesh.

Startupi mbyllet zyrtarisht më 21 Dhjetor dhe i bashkohet misionit të Dropbox.

Termat financiar të blerje nuk u bënë të ditura por vlen të theksohet se Dropbox ka shtrirë aktivitetin përtej shërbimeve cloud në një aplikacion shënimesh.