75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 02 Mars 2026 / Z S

Dru pa dokumente dhe pa patentëshofer, një i dyshuar serb ndalohet në Kamenicë

Me datën 1 mars policia ka ndaluar një automjet me rimorkio me tabela të huaja, i cili drejtohej nga një mashkull shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, është konstatuar se patentëshoferi dyshohet të jetë e falsifikuar. Po ashtu, në rimorkio janë gjetur të ngarkuara rreth një metër kub dru pa dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa masa drusore është konfiskuar dhe dërguar në Agjencia Pyjore e Kosovës për procedura të mëtejme./Indeksonline/