00:17 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Drunjë dekorativ për shkollat e Prishtinës, ja sa para kushtoi tenderi

Kuvendi komunal i Prishtinës, ka finalizuar kontratën tjetër për këtë vit.

Komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka në plan të furnizojë shkollat e Prishtines me drunjë dekorativ.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 50.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 19.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 43.500,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.P. LULISHTJA BUÇAJ. /Indeksonline/