75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua, Bebe apo Rita Ora? Kjo këngëtare shqiptare dominon në rrjetet sociale

Vajzat shqiptare jo rastësisht kanë arritur një sukses të madh në skenën muzikore botërore, e gjithë kjo falë talentit dhe angazhimit, drejt krijimit të një bagazhi muzikor, duke bërë për vete miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Rita Ora, vajza nga Kosova është krijuese e shumë hiteve dhe tejet e pëlqyer qoftë për këngët, po ashtu edhe për paraqitjet publike, shkruan Indeksonline.

Bebe Rexha po ashtu një vajzë shqiptare që ka marrë vëmendjen e publikut me këngët e saj që i ka kthyer në hite.

Ndërsa edhe Dua Lipa, vajza simpatike nga Kosova është një yll në rritje, e që ka rrëmbyer çmimin e rëndësishëm “Grammys” si artistja më e mirë e re.

Ditëve të sotme, një pjesë të rëndësishme në karrierën dhe promovimin e këngëtarëve, padyshim se e përbëjnë rrjetet sociale.

Madje këngëtarët nga e gjithë bota angazhohen maksimalisht të publikojnë aktivitetet e tyre dhe paraqitjet përmes publikimeve në rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, Insagram apo Snapchat.

Nga këto 3 këngëtare të suksesshme shqiptare, Dua Lipa prinë sa i përket numrit të njerëzve që e ndjekin nëpër rrjetet sociale. Ajo ndiqet nga më shumë se 37 milionë fansa në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ka mbi 4 milion fansa edhe në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo pasohet nga Rita Ora, e cila gëzon mbi 15 milionë ndjekës në Instagram, derisa e kalon Duan, me fansat e saj në Facebook, me mbi 5 milionë fansa.

Ndërsa pas tyre vjen edhe Bebe Rexha, e cila ndiqet nga 10 milionë fansa në Instagram, ndërsa në Facebook ajo gëzon 2.5 milionë fansa.

Kujtojmë se një yll i cili po formohet në skenën ndërkombëtare muzikore është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, e cila po e ndjek me sukses deri tani rrugën e trasuar nga “ambasadoret” shqiptare që po shkëlqejnë me muzikën e tyre në të gjithë botën. /Indeksonline/