18:39 / E Premte, 05 Gusht 2022 / k.v

Dua bëri atë që duam

Lajm gjithandej medieve botërore dhe ato rajonale. Duke filluar nga veshja e saj, fjalët e saj e deri tek përformanca që dhuroi në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë. Sigurisht se në çdo rast, emri i Kosovës nuk mungon.

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë në të gjitha mënyrat, këngëtares Dua Lipa e cila të enjten në mbrëmje përformoi më natën e parë të “Sunny Hill Festival”, në kryeqytetin kosovar.

Në të gjitha rastet, këngëtarja shqiptare përmendet si ylli botëror i muzikës që është kthyer në vendin saj të origjinës, për të mbajtur festivalin e organizuar nga babai i saj.

Në mediat ndërkombëtare nuk lihen anash as fjalët e Lipës e cila Kosovës i është referuar si shtëpia e saj dhe se ëhstë e lumtur që është rikthyer.

Padyshim se pjesë e rëndësishme e këtyre raportimeve është edhe veshja e saj e cila vazhdon të komentohet.

Çdo veshje e saj cilësohet si ndikim në botën e modës.

Paraqitja e saj me këmishë të bardhe e çizme të bardha apo veshja me të cilën përformoi në festival kanë bërë që ajo të vlerësohet lart për stilin unik./RTK/