Dua braktisi Isaac për Anwar, por ky është raporti i Dukagjinit me ish-dhëndrin
Muaj më parë Dua Lipa i dha fund lidhjes shumëvjeçare me Isaac Carew.
Ylli kosovar tashmë ka bërë publike lidhjen e re me modelin, Anëar Hadid, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid.
Dua dhe Anwar tani janë ta pandashëm nga njëri-tjetri dhe këtë e dëshmojnë përmes rrjeteve sociale, ku edhe shfaqen vazhdimisht në shoqëri të njëri-tjetrit.
Por, babai i Dua’s, Dukagjini ka befasuar me veprimin e fundit, duke treguar për raportet që ka me ish-dhëndrin.
Isaac në ‘Instagram’ ka njoftuar se ka blerë shtëpi të re, në mesin e shumë komenteve shihet edhe ai i Dukagjinit, babait të Duas i cili e ka uruar për shtëpinë.
“Urime miku im, shumë i lumtur për ty”, ka shkruar Dukagjini në koment gjë e cila dëshmon për raportet e mira që dyshja vazhdojnë të kenë./Indeksonline/
