23:12 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua dhe Anwar të dashuruar kokë e këmbë, shijojnë pushimet në Malibu

Ata bën publike lidhjen e tyre vetëm pak javë më parë.

Dua Lipa u pa me të dashurin e saj Anwar Hadid të premten, në një plazhet e Malibu, atje ku edhe ka festuar ditëlindjen e saj të 24-të.

Ylli i hitit “New Rules”, tregoj format e saj në bikini të bardha teksa bënte sërf së bashku me Anëar.

Ky pushim në bregdet vjen pas festës së ditëlindjes së Dua-së, ku ajo u argëtua së bashku me familjen dhe një grup miqësish deri në orët e para të mëngjesit.

Dua dhe Anwar tashmë nuk e fshehin dhe vazhdimisht publikojnë imazhe dhe video dhe foto në krahët e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që në fillimi të muajt gusht, Dua ishte me të dashurin e saj në Kosovë për të ndjekur festivalin ‘Sunny Hill’ ku këngëtarja shqiptare edhe u ngjit në skenë për të performuar hitin ‘One Kiss’ së bashku me Calvin Harris./Indeksonline/