75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Dua dhe Rita do të rikthehen në atdhe, po me Beben ç’po ndodh?

Dua Lipa dhe Rita Ora kanë zbuluar tashmë se së shpejti do të rikthehen në atdheun e tyre për të dhuruar dy koncerte madhështore.

Duan do e shohim në gusht me “Sunny Hill Festival” kurse Ritën në shtator me një koncert në Sheshin Skënderbej. Por kemi dhe një tjetër shqipare që fama e saj është e njëjtë sa e dy vajzave të sipërpërmendura.

Po flasim për Bebe Rexhën, shqiptaren me famë botërore emri i vërtetë i të cilës është Bleta. Herën e fundit kur Beben e pamë në Shqipëri ishte në vitin 2019 kur erdhi për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti. Kurse vitet e fundit pavarësisht mbështetjes që ka patur gjithmonë për vendin e saj në rrjete sociale, koncerte nuk kemi patur nga ajo.

Për më tepër, Bebe është zhdukur dhe nga rrjetet sociale. Këngëtarja dikur aktive me postime, prej 1 muaji nuk është parë në Instagram dhe postimi i saj i fundit ka që në qershor. Kjo ka bërë edhe fansat të bëhen kuriozë ç’po ndodh me Beben. Nëse ajo po punon në privatësi për ndonjë këngë të re, presim që këtë verë të rikthehet fuqishëm.