75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / MSH

Dua e frikësuar se do të rrëzohet në sfilatën e Balenciagas, Kim Kardashian dhe Nicole Kidman e mbështesin

Dua Lipa ishte pjesë e sfilatës së fundit të Balenciaga bashkë me Kim Kardashian dhe Nicole Kidman.

Disa pamje të publikuara nga prapaskena tregojnë Duan e frikësuar se mund të rrëzohet në pasalerë ndërsa aty dëgjohen Kim dhe Nicole duke i ofruar mbështetje.

Në klipin, të shpërndarë në llogarinë e Nicole në Instagram, këngëtarja Dua, 26 vjeç, tha: “Vetëm një këmbë para tjetrës dhe shpresoj të mos bie!”

Për të cilën Nicole u zotua me dashamirësi: ‘Po, do të të kap nëse e bën, të premtoj se do të vrapoj dhe do të të kap’.

Dhe ylli televiziv Kim u pajtua me akotren duke shtuar: ‘Edhe unë do të rrëzohem’.

Nicole më pas tha, ‘do të biem të gjithë’, përpara se Dua duke qeshur të shtonte: ‘Do ta bëjmë!’.