75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua e quajti mbretëreshë, Miley Cyrus ia kthen me të njëjtën monedhë

Një nga artistet më të njohura dhe më të suksesshme në botë, Miley Cyrus mbrëmë për herë të parë ka performuar në Prishtinë në natën e parë të ‘Sunny Hill Festival’.

Pas një natë të magjishme me mijëra adhurues të mbledhur në parkun e Gërmisë, Dua Lipa e quajti këngëtaren amerikane mbretëreshë dhe përgëzojë për koncertin e mbrëmshëm, shkruan Indeksonline.

Nuk ka vonuar as kundërpërgjigja e Miley e cila ka publikuar një fotografi përkrahë Duas duke shkruar disa fjalë për yllin kosovar.

“Dy mbretëresha janë gjithmonë më të mira se sa një! E dua këtë vajzë. Krenar me ty Dua Lipa! Mezi po pres që të vazhdojë të njihem me ty dhe familjen tuaj! Të dua!”, ka shkruar Miley.

Ndryshe, sonte do të mbahet nata e dytë e ‘Sunny Hill’ ku edhe do të performojë reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, Ledri Vula, Kida, Lyrical Son, Mc Kresha./Indeksonline/