75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua e uron babain Dukagjin Lipa, për ditëlindje!

Për familjen Lipa, sot është një ditë e veçantë pasi sot feston ditëlindjen Dukagjin Lipa, babai i yllit Dua Lipa, feston ditëlindjen.

Sot ai i mbushë 51 vite, me ç’rast nuk ka munguar as urimi i Duas, shkruan Indeksonline.

Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 40 milionë fansa, duke publikuar disa fotografi me babain e saj Dukagjinin.

Të dua shumë, faleminderit për gjithë dashurinë, mbështetjen, udhëzimet e buzëqeshjeve që na jep çdo ditë. Ne jemi me fat që të kemi” , ka shkruar ajo ndër të tjera, në dedikimin që i ka bërë të atit për ditëlindje. /Indeksonline/