Dua i përgjigjet thirrjes së Bebe-s për bashkëpunim me Ritën e Ava Max: Hajde shqipeee..
Në një postim të bërë së fundi në ‘Twitter’ Bebe Rexha ka shprehur dëshirën e saj për të bërë një këngën me Duan, Ritën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare, Ava Max.
“E dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max” ka shkruar Bebe Rexha, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, nuk ka vonuar edhe përgjigja e Dua Lipës të cilës i ka pëlqyer kjo ide, madje ajo ka etiketuar koleget e saj shqiptare ku ka shkruar në gjuhën shqipe: Hajdee shqipeee…

Kjo nënkupton se yjet shqiptare mund të vijnë më bashkëpunim dhe ato s’kanë armiqësi me njëra-tjetrën, por duan t’i tregojnë botës se shqiptaret janë të bashkuara dhe e pushtojnë botën./Indeksonline