75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dua: Jam nervozë për albumin e ri

Dua Lipa në një intervistë për BBC ka treguar se albumi i saj do të lansohet së shpejti.

Deri sa bënte intervistën, Lipa tha se është shumë e nervozuar për albumin e ri, transmeton Indeksonline.

“Jam shumë e lumtur, por edhe shumë nervoze.”, tha ajo.

Në albumin e ri ajo ka bërë këngë me Pharrell Williams, Nile Rodgers, Diplo dhe Tove Lo.

Tutje, Dua shtoi se me albumin e ri e ka të qartë se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë me muzikën e saj.

“Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë. Me muzikën, dua të sigurohem që fansat të jenë një hapësirë të sigurtë ku mund të vijnë për të dëgjuar muzikë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për mua.”, tha ajo.

Ende nuk dihet ndonjë datë e saktë se kur do të lansohet albumi por pritet që në fund të vitit./Indeksonline/