Dua kalon natën me Anwarin, publikon imazhet

Dua Lipa përveç karrierës së suksesshme, po shijon edhe një lidhje të lumtur dashurie.
Ajo gjeti lumturinë në krahët e modelit, Anwar Hadid, pas ndarjes nga Isaac Carewi me të cilin ishte në lidhje prej shumë vjetësh, shkruan Indeksonline.

Që kur bëri publike romancën me Anwar Hadidin, dyshja nuk heziton që të shfaqen së bashku në publike, por edhe momente romantike.
Njësoj ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar, kur 24- vjeçarja dhe 20-vjeçari ishin së bashku me miqtë e tyre.

Dua ka publikuar një fotografi në përqafim të Anwarit teksa shkruan “një trajtim i ëmbël”.
Ndryshe, në prill të këtij viti Dua pritet të publikojë albumin e ri “Future Nostalgia”, që është i dyti në karrierën e këngëtares./Indeksonline/