Dua Lipa,arrin 100 milionë klikime, në Youtube, me “Don’t Start Now”

“Don’t Start Now” ishte kënga e parë paralajmërues e albumit më të ri të Dua Lipës “Future Nostalgia”, i cili publikohet në pranverë të këtij viti.
Ky projekt me t’u publikuar u prit mirë nga adhuruesit e këngëtares, e cila u rikthye fuqishëm pas një pauze të gjatë.
Ndërsa, tashmë kjo këngë ka arritur në 100 milionë klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”.
Ky lajm ka bërë të lumtur edhe vetë këngëtaren, e cila ka ndarë gëzimin e saj me adhuruesit në Instagram.
“Videoja e “Don’t Start Now” ka arritur 100 mlionë shikime ! Ju faleminderit shumë për dashurinë dhe përkrahjen! Shumë dashuri nga unë për të gjithë juve”, ka shkruar Dua.
Ndryshe, Dua pritet që të performojë në festivalin e njohur italian “Sanremo”./Indeksonline/