11:00 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa, arrin suksesin e radhës me “Don’t Start Now”

Dua Lipa nuk ka të ndalur. Kjo pasi këngët e reja nga albumi i saj i radhës po shënojnë suksese të njëpasnjëshme.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare është radhitur e 5-a në mesin e këngëtarëve më të dëgjuara në “Billboard” me këngën e re “Don’t Start Now”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 24- vjeçarja përmes një postimi në InstaStory, transmeton Indeksonline.

Kështu ylli kosovar i muzikës botërore ka lënë prapa artistët si: Arizona Zervas, Maroon 5, Justin Bieber dhe The Weeknd, ndërsa para saj qëndrojnë Raddy Ricch, Future me Drake, Post Malone dhe Tones and I.

Ndërkohë, kujtojmë se albumi i ri i Duas “Futures Nostalgia” promovohen në muajin prill, i cili edhe i paraprin turneut të saj të ri botëror./Indeksonline/