15:42 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa, artistja më e suksesshme e të gjitha kohëve në “Spotify”

Dua Lipa nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sukseset e saj ndërkombëtare po shtohen çdo ditë e më shumë, shkruan Indeksonline.

23- vjeçarja nga Kosova së fundi ka arritur suksesin e radhës duke u bërë artistja më e suksesshme e të gjitha kohëve në platformën “Spotify”.

 Këtij lajmi i është gëzuar edhe babai i saj Dukagjin Lipa, i cili  ka publikuar lajmin në Instagram.

Ndryshe, Dua pas një pauze ka paralajmëruar se së shpejti do të publikoj albumin e ri i cili është i dyti në karrierë./Indeksonline/