Dua Lipa bashkëpunim me këngëtaren e famshme amerikane, pjesë e albumit të saj

Ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa dhe Billy Idol do të jenë pjesë e albumit të ri të këngëtares së njohur Miley Cyrus.
Pak kohë pasi Dua dhe Miley ngacmuan adhuruesit përmes një fotografie të publikuar nga studio, tani është konfirmuar bashkëpunimi i tyre nga vet 28 vjeçarja Cyrus.

Duke folur për The Edge, Miley u shpreh: Dua të them se ju mendoni se po bëj shaka, por nuk jam, i kam Dua dhe Billy Idol në të njëjtin album.
Miley ka lansuar këngën e parë të albumit “Midnight Sky” muajin e kaluar, ndërsa nuk është zbuluar ende data e lansimit të këngës me Duan.
Ndryshe, kujtojmë që Miley performoj në Prishtinë verën e vitit të kaluar në kuadër të festivalit “Sunny Hill” dhe njihet për miqësinë me këngëtaren shqiptare./Indeksonline/