13:59 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bëhet aktive në Instagram, tregon për vizitën në universitet

Dua Lipa pak ditë më parë befasoi të gjithë kur fshiu të gjitha postimet në llogarinë e saj personale në Instagram, duke heshtur disa ditë.

Duke  qenë se ajo është gati të publikojë albumin e ri, 23- vjeçarja nga Kosova është rikthyer mbrëmë në rrjetet sociale, pasi publikoi një video në të cilën u shfaq tejet atraktive përkrah së cilës shkroi “Ju kam munguar”, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, edhe sot gjatë ditës Dua u është rikthyer postimeve, në disa imazhe që solli së fundi, ylli i muzikës tregoi se ka vizituar “Cambridge University” në Londër.

Të hënën vizitova Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të bërë një fjalim në lidhje me atë se si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, shqyrtimi i veçantë i artistëve femra u nënshtrohet mediave dhe mediave sociale, çfarë mund të bëjmë për të bërë një ndryshim dhe çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund isha në një universitet”, ka shkruar Dua teksa shihet plotë elegancë në një kostum me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të promovohet albumi i saj i ri./Indeksonline/