75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / AR

Dua Lipa bëhet “bavareze”, e poston Bayern Muncheni

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, është përmendur nga gjigantët gjermanë të futbollit, Bayern Munchen.

Klubi bavarez ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja me origjinë kosovare, me një fotografi para pasqyrës, shkruan Indeksonline.

“E kuqja është definitivisht ngjyra juaj Dua Lipa”, ishte përshkrimi krahas fotos.

Postimi po bën bujë në rrjet, duke ngjallur reagime nga fansat e saj dhe tifozët e klubit./Indeksonline./