17:42 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bëhet gati për ‘Grammys Awards’, me dukjen e saj lë pa fjalë!

 Dua Lipa përveç dy nominimeve që ka këtë vit në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’ ajo ka konfirmuar gjithashtu edhe performanc që do të ketë në këtë event.

23 vjeçarja në imazhet e fundit ka treguar se ka filluar përgatitjet për eventin e njohur, shkruan Indeksonline.

Në një kombinim interesant dhe me shumë stil, këngëtarja shqiptare dukej tejet në formë në ditën e promos.

Kujtojmë që Dua është e nominuar në kategorit ‘Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” ndërsa ‘Grammy Aëards’ do të mbahet të dielën./Indeksonline/