Dua Lipa bëhet gati për përformancën për “show”-n e madhë amerikan

Dua Lipa pas pushimeve me të dashurin dhe shoqërinë ka nisur angazhimet e para për këtë vit në muzikës.
Artistja e njohur sonte pritet të performoj në emisionin e njohur amerikan “The Ellen Show”, teksa ka publikuar imazh gjatë përgatitjes.

23 vjeçarja shihet e veshur në të brendshme me ngjyrë të bardhë të kombinuar me atlete me të njëjtën ngjyrë.
Këngëtarja shqiptare pritet që ti perfomoj këngë e saj më të reja nga albumi “Future Nostalgia” që pritet të publikohet në muajt e parë të këtij viti.

Kujtojmë që në kuadër të “The Ellen Show” ajo ka realizuar edhe një kamer të fshehtë me dyqane teksa e maskuar ajo nuk arriti të njihej nga qytetarët.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që Dua performon në këtë emision i cili është ndër më të ndjekurit në Amerikë dhe jo vetëm./Indeksonline/