75 Mall Live Search
08:55 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bëhet me statujë prej dylli

Javën e kaluar, Dua Lipa shkroi emrin e saj në historinë e muzikës duke fituar dy çmime ‘Grammy’.

Por ajo nuk po ndalet me punë. Gjatë ditës së djeshme ajo ishte në Londër, saktësisht në muzeun e këtij qyteti.

Këngëtares shqiptare atje befasoi disa fansa të saja dhe po ashtu përuroi statujën e saj prej dylli. Pranë saj si gjithmonë ishte i dashuri i saj,
Isaac Carew.

Viti i kaluar për Duan ishte shumë i suksesshëm por edhe ky vit ka filluar në mënyrë perfekte për këngëtaren që shumë shpejtë ka arritur të kap majat e muzikës botërore./Indeksonline/