15:36 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa bën histori në Brit Awards

Dua Lipa udhëheq këtë vit në Brit Awards me pesë nominime, përfshirë edhe atë për albumin më të mirë.

Ylli i popit, hiti i së cilës i titulluar “New Rules” ishte një nga shpërthimet e kësaj vere, është gjithashtu e nominuar për kategoritë; këngëtarja më e mirë, video më e mirë, soloja më e mirë, dhe artisti që ka shpërthyer këtë vit.

22 vjeçarja ka bërë kështu histori në Brits.

Deri më sot, asnjë femër tjetër nuk ka arritur që të ketë pesë nominime brenda një viti.

“Si është e mundur?”, ka shkruar ajo në Twitter kur është bërë lajmërimi i nominimeve.

Temat: