75 Mall Live Search
20:18 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / MSH

Dua Lipa bën histori, tri albume të saj thyejnë tjetër rekord

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke iu gëzuar sukseseve të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Aktualisht, tri albumet e karrierës së sua, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti – janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në MB, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.