18:42 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bën thirrje për një kauzë të rëndësishme: Të drejtat tona duhet të dëgjohen

Dua Lipa edhe një herë ka ngritur zërin ndaj kauzave që kanë rëndësi të madhe në shoqëri.

Këngëtarja kosovare ka publikuar një fotografi  në të cilën shkruante ‘Mbajeni abortin legal’ përkrahë të cilës ka shkruar edhe një mesazh, shkruan Indeksonline.

“Jo trupi tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, Dua së fundi ka filluar punën për sjelljen e projektit të ri i cili do të jetë kolona zanore e filmit të ri ‘Bond 25’./Indeksonline/