Dua Lipa brenda muajit publikon këngën e re
Ylli kosovar me famë botërore këtë vit do ta nis me një sukses tjetër.
Dua Lipa, ka konfirmuar se më 25 të këtij muaji do ta publikojë këngën e re të saj të titulluar “Swan Song”.

Kënga e re e saj është kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”. Producentë të këtij filmi janë James Cameron dhe Jon Landau, të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez, i njohur me “Sin City”.
Ndryshe, Dua Lipa më herët është shprehur se është tejet e lumtur dhe krenare që është bërë pjesë e një projekti kaq të rëndësishëm./Indeksonline/
