Dua Lipa “çmend’ rrjetin me pozat e fundit, shkëlqen si kurrë më parë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan me shkëlqim, duke pozuar mbi një piano.
Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar me humor: “Never not having fun” (“Asnjëherë jo duke mos u argëtuar”), duke treguar edhe një herë shpirtin e saj pozitiv dhe energjinë që e karakterizon, shkruan Indeksonline.

Postimi, i cili është bërë vetëm pak minuta më parë, ka marrë me qindra mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
Në sfond dëgjohet kënga “Soul Bossa Nova” e Quincy Jones, që i jep postimit plot ritëm.

Dua Lipa vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur të muzikës botërore, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për stilin dhe praninë në rrjete sociale./Indeksonline/