75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 22 Gusht 2025 / H F

Dua Lipa dhe i fejuari i saj shijonë rrezet e diellit! PAMJE nga pushimet e tyre

Dua Lipa po shijon momente relaksi, ku ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi përpara angazhimeve të saj të shumta. Ylli shqiptar, i shoqëruar nga i fejuari i saj, aktori i njohur Callum Turner, ka postuar imazhe të bukura nga ky udhëtim, duke shijuar rrezet e diellit. 

Çifti po i kalon këto momente të qeta para se Dua të fillojë turneun e saj.

Këngëtarja poston pothuajse çdo ditë pamje nga vera e saj, në rrjetet sociale dhe më konkretisht, në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në publikimin e saj të fundit, Dua Lipa u tregoi fansave të saj se si kanë shkuar ditët e fundit. Ndër fotot që ka pulikuar, ajo shihet duke pozuar e veshur me bikini të bardha dhe syze dielli të kuqe. 

“Ditët e fundit të 29-s”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj.