75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa dhe “Tokyo” e “La casa de papel” së bashku në një projekt

Artistja më e famshme shqiptare, Dua Lipa gjithmonë arrin të na befasoi dhe të na bëjë krenar.

Pas debatit për Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, këngëtarja nga Prishtina i është kthyer asaj që dinë të bëjë më së miri, muzikës.

24 vjeçarja po sjell projekte të një pas njëshme, dhe këtë do ta bëjë edhe këtë të enjte, por kësaj here vjen në një bashkëpunim interesant.

Dua është bashkuar me yjet latine të muzikës, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, ndërsa pjesë e videoklipit do të jetë edhe  Úrsula Corberó, apo siç njihet ndryshe “Tokyo” nga seriali i famshëm “La casa de papel”.

“Un Dia/ One Day vjen këtë të enjte në orën 8 sipas kohës locale”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë kohës së pandemisë, Dua lansoj albumin “Future Nostalgia”./Indeksonline/